
Gerard Pique ka dalë në mbrojtje të Real Madrid sa i përket çështjes ndaj gjyqtarit Gil Manzano në ndeshjen ndaj Valencia. Arbitri fërshëllehu përfundimin e ndeshjes në momentin që topi ishte në ajër duke shkuar drejt zonës, nga ku Bellingham e dërgoi në rrjetë, por nuk iu akordua. Polemika të shumta, akuza dhe padi nga Real Madrid, si dhe dënim pa afat për gjyqtarin nga Federata.
Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, si rrallë herë u ka dalë në mbrojtje madrilenëve teksa e quajti të pakuptimtë vendimin e arbitrit Manzano.
“Nuk është hera e parë që ai e bën këtë. I kuptoj akuzat e Real Madrid. Duhet të fërshëllehej më herët, ishte shumë vonë. Të fërshëllesh direkt teksa po kroson nuk bën aspak sens”, u shpreh Pique në podcastin e Gerard Romeros.