
Sa herë që Gerard Pique flet para mikrofonit shkakton polemika. Këtë herë ai ka zgjedhur të flasë për periudhën që po kalon i tërhequr nga futbolli. Për “tiktoker-in” John Nellis, Pique u shpreh se nuk e ka uruar ish shokun e skuadrës Leo Messi për fitimin e Botërorit 2022.
Mbi debatin e më të mirit në botë, Pique përgjigjet: “Për shumë arsye do të thoja Messi. Ai është më i miri në botë për momentin dhe mendoj se ai është më i miri i kësaj loje ndërmjet atyre që kanë fituar një Kupë Bote. Ka qenë ëndrra e tij.
Messi apo Cristiano? Në vitet e fundit do të zgjedh patjetër Messin. Dhe ai e ka treguar këtë edhe në të 35-tat. Ai është lojtari më i mirë në botë dhe e tregoi këtë në Kupën e Botës.
E urove Messin pas Kupës së Botës? Jo nuk e kam uruar. Muajt e mi të fundit kanë qenë të vështira dhe kam pasur nevojë të shkëputesha. Nuk kam parë asnjë ndeshje të Kupës së Botës, vetëm finalen por jo të gjithë ndeshjen”, ka përfunduar Pique.