Milan u mposht thellë nga Lazion në takimin e javës së 19-të të Seria A, me kuqezinjtë që pësuan plot 4 gola. një humbje që tashmë e çon në 3 numrin e ndeshjeve pa fitore, dhe skuadra e Stefano Piolit humb terren ndaj Napolit kryesores, pasi tashmë djemtë e Spalletti ndodhen plot 12 pikë larg.
Pas kësah humbjeje turpëruese, Pioli deklaroi se shumë gjëra te skuadra e tij nuk po funkdionojnë siç duhet, ndërsa nuk la pa përmendur edhe transferimin e mundshëm të Zaniolos.
“Duhet të kthehemi shpejt në Milanello (qendër stërvitore) dhe të punojmë më mirë, sepse qartësisht nuk po performojmë në nivelin tonë. Shumë gjëra nuk funksionojnë. Kemi probleme me mentalitetin dhe taktikën, po pësojmë gola në situata ku duhet ta lexojmë lojën ndryshe”, theksoi fillimisht tekniku i kuqezinjve.
Zaniolo? “Nuk e di nëse do të vijë, preferoj të flas për lojën dhe atë që mund të bëjmë në ditët në vijim”.