Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Pezullimi i Sandro Tonalit, reagon Newcastle

Shkruar nga NEWSPORT
Pezullimi i Sandro Tonalit, reagon Newcastle
Sandro Tonali është pezulluar për 10 muajit e ardhshëm pas përfshirjes së tij në çështjen e basteve që ka tronditur futbollin italian. Pezullimi i italianit ka hyrë në fuqi ditën e premte. Këtë e ka bërë të ditur Newcastle, skuadër që zotëron kartonin e mesfushorit italian. Anglezët theksojnë edhe datën kur lojtari do të rikthehet në fushën e lojës. "Newcastle United konfirmon se mesfushori Sandro Tonali është përjashtuar nga futbolli konkurrues për dhjetë muaj, duke filluar nga e premtja më 27 tetor. Sanksioni i FIGC përfshin një ndalim 18 muajsh. 10 muaj pezullim dhe 8 muaj në trajtim dhe pjesëmarrje në programe arsimore në Itali. Mbrëmjen e 27 tetorit, Neëcastle mori konfirmimin nga FIFA për sanksionin e aplikuar nga FIGC, prandaj Sandro do të kthehet të luajë futboll më 27 gusht 2024”, thuhet në njoftimin e Newcastle.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga