
Veprimi i Cristiano Ronaldos, pas humbjes me Atletikon e Madridit, ku tregoi me dorë se ka fituar 5 Kupa të Champions League ka shkaktuar shumë shumë zhurmë në mediat sportive.
Ky gjest ka ngjallur reagimin edhe të modeles, aktores dhe gazetares së njohur spanjolle, Cristina Pedroche, që i është përgjigjur Cristiano Ronaldos për veprimin e bërë në stadiumin "Wanda Metropolitano".
Ajo është tallur keq në emisionin La Sexta, duke u zbathur dhe i vendosur këmbët në tavolinë.
"Është diçka e shëmtuar", thotë Cristina për veprimin e luzitanit."Pasi ngriti gishtat lart, mund ta ketë bërë edhe një gjë tjetër. Unë do t'i tregoj edhe gishtat e këmbëve. 5 dhe 5 bëjnë 10, edhe 5 gishta në këtë dorë bëjnë 15, dhe katër të tjerë 19, janë milionat që ai duhej të paguante për problemet me taksat", deklaroi Cristina, që shkaktoi të qeshura te publiku.
Vetë Ronaldo e komentoi veprimin si të vullnetshëm, ku ka dashur t'i tregojë tifozëve të Atleticos se ai vetë ka fituar 5 Champions League, ndërsa skuadra e Los Cholcheoneros asnjë.