Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Përqafoi një iraniane, Cristiano Ronaldo dënohet me fshikullimin e 99 kamzhikëve

Shkruar nga NEWSPORT
Përqafoi një iraniane, Cristiano Ronaldo dënohet me fshikullimin

Cristiano Ronaldo mund të rrihet keqazi… në një të ardhme. E gjitha sepse përqafoi dhe puthi një piktore në Iran muajin e shkuar.

Më 19 shtator, Ronaldo ishte në Iran për të luajtuar kundër Persepolis si pjesë e Champions Ligës Aziatike, por shumë para fillimit të ndeshjes, ai u takua me qindra fansa që i dhanë pafund dhurata.

Ndër to, ishte dhe Fatima Hamami, një piktore tepër e veçantë, e cila arrin të krijojë art përmes këmbëve të saj për shkak të aftësive të saj kufizuese.

Hamami i dhuroi lojtarit 38- vjeçar dy vizatime tepër realiste dhe natyrshëm, për ta falenderuar, Ronaldo e përqafoi atë dhe i dha një puthje në ballë.

E pavarësisht se çdo gjë dukej tepër e pafajshme, sipas raportimeve në Iran, gjërat mund të jenë paksa më të ndërlikuara, sepse në shtetin iranian, të prekësh një femër tjetër teksa je në një marrëdhënie konsiderohet si tradhëti. Padyshim, të gjithë e dimë se, Ronaldo është prej vitesh në një lidhje me partneren e tij, Georgina Rodriguez.

Raportimet në media këtë javë kanë deklaruar se Ronaldo do të dënohet me 99 gjuajtje me kamzhik. Sidoqoftë, një ndër raportimet tha se ai mund t’i shmanget dënimit nëse shfaq pendesë për aktet e tij.

Ronaldo nuk pritet të kthehet në Iran për ndonjë ndeshje të Al-Nassr, sërish, edhe pse mund të ndodhë që ekipi të ketë një tjetër ndeshje në këtë shtet për fazat kualifikuese të Champions Ligës Aziatike.

Vetë Ronaldo nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me ngjarjen.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga