Paralelisht me sfidën që kombëtarja shqiptare luan me Ishujt Faroe do të zhvillohen edhe dy takime mjaft të rëndësishme për kualifikimin në Euro 2024.
Po në grupin e Shqipërisë, Çekia dhe Molravia do të luftojnë “kokë më kokë” për biletën për në Gjermani. Cilado skuadër të fitojë do të kualifikohej për më tej, ndërsa në rast barazimi do të kualifikoheshin çekët.
Ndërkohë Italia dhe Ukraina gjithashtu do të përplasin “brirët” për 3 pikët e kualifikimit. Të dyja skuadrat janë me kuotë të njëjtë pikësh, 13 dhe dueli mes tyre do të vendosë për ekipin që do të prekë finalet e këtij kompeticioni. Në rast barazimi kualifikohet Italia.
Për të dyja këto sfida janë publikuar edhe formacionet zyrtare.
[caption id="attachment_712960" align="alignnone" width="627"] Formacionet zyrtare Ceki - Moldavi[/caption]
[caption id="attachment_712961" align="alignnone" width="632"] Formacionet zyrtare Ukraine - Itali[/caption]