Tirana do të luajë të mërkurën e ardhshme kundër Partizanit, ndeshje e vlefshme për javën e 33-të të Superiores. Kjo sfidë do të zhvillohet në orën 18:30, ndërsa pritet me mjaft interes nga të gjithë sportdashësit.
Goldi Halili duket se po e pret me padurim këtë takim, ku priten të vulosen fatet e kampionatit. Administratorja e klubit bardheblu ka bërë një postim në rrjetet sociale duke u kthyer pas në kohë. Ajo kujton derbin e fundit të sezonit të shkuar në “Elbasan Arena”, ku kampionët triumfonin me përmbysje.
Fillimisht ishte Xhuliano Skuka që realizonte për Partizanin, por më pas Seferi dhe Totre shtangnin të kuqtë. Për këtë, Halili shkruan: “Erdhi sërish momenti! Të gjithë bashkë ia dalim”, duke kërkuar në këtë mënyrë edhe mbështetjen e tifozërisë bardheblu.
[caption id="attachment_691803" align="alignnone" width="456"] Postimi i Goldit[/caption]