Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

"Perla" e Asanit bën jehonë edhe në Kroaci, media kroate: Komentatori u çmend, stadiumi shpërtheu dhe ky gol do të mbahet mend gjatë

Shkruar nga NEWSPORT
"Perla" e Asanit bën jehonë edhe në Kroaci, media

Jasir Asani shënoi një supergol ndaj Polonisë. Ish-lojtari i Partizanit dhuroi spektakël në minutën e 37-të. Një realizim që ngriti peshë mbi 21.900 tifozë, ndërsa ky gol ka bërë jehonë edhe në Kroaci.

“Sportsport.ba” ka shkruar në një artikull se kometatori i sfidës u çmend dhe stadiumi shpërtheu pas këtij goli. Ndër të tjera thuhet se ky gol do të mbahet mend gjatë nga të gjithë tifozët shaiqptarë, pasi realizime të tilla nuk i shohim në çdo ndeshje.

Madje ndër të tjera theksohet se kjo kryevepër do të jetë pretendet për golinmë të mirë të vitit.

“Jasir Asani shënoi golin e jetës ndaj Polonisë. Në minutën e 37-të, ai goditi një goditje të zhdrejtë nga ana e djathtë e kundërt të portës ku qëndron Wojciech Szczesny.  Asani nuk u mendua shumë. Ai gjuajti topin dhe ai përfundoi aty ku çdo futbollist ëndërron të përfundojë. Komentatori i kësaj ndeshjeje u çmend fare, stadiumi shpërtheu, se nuk sheh çdo ditë një gol të tillë. Shikoni këtë kryevepër të një futbollisti shqiptar. Ky do të jetë padyshim një pretendent për golin më të mirë të vitit”, shkruan “Sportsport.ba”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga