Erik ten Hag është tronditur ditën e sotme, pasi ka mësuar se njëri nga lojtarët e rëndësishëm të ekipit do të mungojë gjatë.
Bëhet fjalë për Christian Eriksen, i cili u dëmtua në ndeshjen ndaj Reading në FA Cup. Pas ekzaminimeve të para është mësuar se mesfushori danez pritet të mungojë deri në fund të prillit apo fillimi i muajit maj.
Padiskutim ky është jë lajm aspak i mirë për teknikun holandez, pasi nuk do të mund të llogarisë shërbimet e ish-lojtarit të Interit në ndeshje të rëndësishme në muajt në vazhdim.
Manchester United confirm that Christian Eriksen will be out until at least late April with an ankle injury pic.twitter.com/MG27biTpWO
— B/R Football (@brfootball) January 31, 2023