Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Përfundojnë seleksionimet për Kombëtaren, zgjidhen më të mirët në Durrës dhe Elbasan

Shkruar nga NEWSPORT
Përfundojnë seleksionimet për Kombëtaren, zgjidhen më

Kanë përfunduar seleksionimet për Kombëtaren U-15 në Durrës dhe në Elbasan. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije që janë përzgjedhur 61 më të mirët e këtyre dy qyteteve.

"Pas Elbasanit është zhvilluar të premten në Durrës sipas grafikut të përcaktuar edhe seleksionimi per lojtarët e përfaqësueses së zonës së Durrësit për moshën U-15 të datëlindjes 2003. Në këtë seleksionim morën pjesë 61 lojtarë të kësaj moshe nga Durrësi, Kavaja, Shijaku, Sukthi dhe Rrogozhina, nga ku u përzgjodhën në përfundim të testimit 18 lojtarë, si  dhe 2 portierë. Ky test seleksionues u ndoq dhe u mbikqyr nga grupi i punës: Besnik Çela, Astrit Maçi, Xhemal Mustedanagiç, Millan Baci dhe Nevil Dede.

Ndërkaq, pak ditë më parë në Elbasan, sërish në kuadër të projektit të FSHF për ngritjen e ekipeve seleksionuese rajonale, Zyra Rajonale Elbasan, në bashkëpunim me FSHF organizoi edhe ajo ditën e seleksionimit, në të cilën morën pjesë  rreth 74 futbollistë nga 114 të rinj të evidentuar nga Zyra Rajonale që i  përkasin ekipeve U-15, përkatësisht të datelindjes 2003, që janë pjesë e kampionatit  rajonal per këtë grupmoshe. Zyra Rajonale në bashkëpunim me ekipin e  seleksionerëve të FSHF i përbërë nga z.Besnik Çela, Erjon Bogdani, Nevil  Dede dhe Alban Tafaj, organizoi 4 ndeshje të cilat i shërbyen procesit të  seleksionimit. Në përfundim të veprimtarisë u përzgjodhën plot 18  futbollistë të cilët do të përbëjnë edhe ekipin përfaqësues rajonal  U-15", shkruhej në njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga