
Para disa ditësh Teuta zyrtarizoi përforcimin e skuadrës me mesfushorin serbo-boshnjak Tarik Cmajcanin. Në një prononcim për "Panorama Sport", futbollisti tregoi arsyet që e bindën për të pranuar ofertën e durrsakëve.
"Miku im Altin Grboviç që ka luajtur më parë në Shqipëri më ka folur mirë për futbollin shqiptar dhe më ka thënë se Teuta futet në 4-5 skuadrat më të mira në Shqipëri. Pasi pashë që kanë marrë pjesë rregullisht në kupat e Europës, u binda për të firmosur menjëherë. Falenderoj drejtuesit që më besuan dhe u premtoj se do jap më të mirën time në fushën e lojës", ka thënë Cmajcanin.
Poll