
Mourinho po mendon për merkaton. Trajneri i Tottenham kërkon përforcime në skuadër, në mënyrë që ekipi të jetë kompetitiv. Siaps Daily Mail, një nga emrat që ai dëshiron në ekip është Angel Di Maria. Argjentinasi i PSG shihet si profili ideal për të zgjidhur problemet e repartit të avancuar.
Gjithsesi, asgjë nuk do jetë e lehtë, pasi vështirë se mund të bindësh klubin francez për largimin e një ylli të tillë. Drejtuesit mendojnë të ofrojnë një shifër të majme, në mënyrë që ta bindin atë t'i bashkohet kësaj skuadre.
Poll