
Skënderbeu do të provojë disa ditë në stërvitje një futbollist nigerian 24-vjeçar të quajtur Emanuel Lino Udemezue.
Futbollisti në fjalë ishte dje i pranishëm në stadiumin Skënderbeu, ndërsa sot pritet të dalë në stërvitje me grupin, ku do të tentojë të bindë trajnerin Agostineli për ta mbajtur gjatë sezonit të ardhshëm në Korçë.
Udemezue ka qënë pjesë e kombëtareve U-21 dhe U-23 të Nigerisë, ndërkohë që është aktivizuar edhe në kampionatin moldav.
Poll