
Antonio Conte aktualisht është panjë skuadër që pas largimit nga Tottenham. Në drejtim të tij ka shumë interesime, teksa ngushtë lidhet me një rikthim në Serie A.
Trajneri italian ka dhënë një intervistë të gjatë për “Telegraph”. Conte ka theksuar se ka një ëndërr që shpreson shumë që ta realizojë në të ardhmen. Ëndrra në sirtar për të është të fitojë Champions League.
Ndërkohë sa i takon ekipeve që kanë interesim për të, ai iu dërgoi në mesazh të koduar, ku theksoi se tashmë do të drejtojë skuadra që luftojnë për trofe dhe jo ato që kërkojnë vetëm të luajnë mirë dhe bukur.
“Sinqerisht, kam një ëndërr. Një ditë do të doja të ngrija Champions League. E di që është shumë e vështirë, njerëzit mendojnë se është e thjeshtë, por duhet të jesh në klubin e duhur, një klub që përputhet me ambiciet e tua, një klub i gatshëm për të hedhur hapin për të fituar Championa League. Vetëm shikoni Manchester Cityn, sa kohë ju desh për ta ndërtuar atë sukses. Shtatë vjet, apo jo?
Do të doja t'i jepja këtë gëzim babait tim. Ai më tha 'Do të doja të të shihja të ngrije Champions League'. Nuk është e lehtë, por të gjithë kanë të drejtë të kenë një ëndërr.
Për mua tani është e pamundur të punoj për një ekip që aspiron vetëm të bëjë lojë, sepse pritshmëria ndaj meje është e lidhur ekskluzivisht drejt fitores. E dua të kaluarën time, por në të njëjtën kohë pritshmëria që vjen me të është gjithmonë shumë e lartë. Dhe nëse nuk fiton, ke dështuar. Opsioni ideal është t'i lejosh njerëzit të argëtohen dhe të fitojnë”, ka përfunduar Conte.