
Enzo Fernandez po lidhet shumë ngushtë me një largim nga Chelsea në merkaton e verës. “Blutë"e Londrës nuk po kalojnë një moment të mirë në kampionat dhe rezultatet nuk përligjin shpenzimet e bëra.
Në këtë mënyrë Fernandez flitet se do të jetë i pari për t’u larguar. Në lidhje me këto zëra ka reaguar agjenti i argjentinasit, Uriel Perez. Ky i fundit ka theksuar se lojtari nuk ka ndërmend të largohet dhe se do të punojë shumë për të ndihmuar skuadrën të marrë rrezultate pozitive.
“Lojtari nuk ka ndërmend të largohet. Është një plan që do të ishte i vështirë në fillim sepse do të vinin lojtarë të rinj, por kur pjesët e skuadrës do të përshtaten mirë, Chelsea do të ecë përpara.
Dëshira e Enzo është të jetë në ekip dhe të ketë sukses. Ne nuk takohemi me asnjë klub dhe nuk përpiqemi të flasim me ndonjë klub. Ne e dimë se cila është dëshira e lojtarit. Natyrisht, ai do të donte që klubi të ishte në një pozicion tjetër, por kjo do të arrihet me punë”, ka theksuar Perez.