
Julian Draxler në merkaton që shkoi u përfol për një largim të mundshëm nga kampionët e Francës drejt Bayern Munchen, por që në një prononcim për mediat është vetë lojtari që ka dhënjë një përgjigje përfundimtare për të ardhmen e tij.
"Bayern është skuadra më e madhe në Gjermani, por unë nuk kam patur kurrë kontake me drejtuesit bavarez. Nuk kam asnjë motiv të largohem nga PSG-ja, në pozicionin tim konkurenca është shumë e lartë, por unë ndihem mirë dhe nuk kam kërkuar asnjë skuadër tjetër", përfundon Draxler.
Poll