
Dusan Vlahovic shumë shpejt do jetë lojtar i Juventusit. Mediet italiane bëjnë me dije se palët kanë arritur akordin dhe tashmë gjithçka është e mirë përcaktuar.
Marrëveshja mes bardhezinjve dhe Fiorentinës është ajo e shpallur, 70 milionë euro fiks plus 5 bonuse. Sulmuesi do nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2026, teksa do fitojë 7 milionë euro në sezon.
Juventus kështu siguron blerjen e një bomberi të aftë për të bërë dallimin në sulm. Ai është qënë protagonist absolut në Firence prej 2 vitesh, duke shënuar gola pa limit. Me interes priten paraqitjet e tij në Torino, nën urdhërat e Max Allegrit.
Poll