Në Angli do të luhet një nga ndeshjet më të luftuara të këtij sezoni. Në “Etihad Stadium” do të përplasin “brirët” mes tyre Manchester City dhe Arsenali.
Një sfidë direkt për titullin në Premier League, e cila do të startojë në orën 17:30. Një ndeshje ‘titanësh’, ku fitorja është mëse e rëndësishme për të dyja skuadrat që kërkojnë të bëjnë ligjin në kampionatin anglez.
“Topçinjtë” udhëtojnë në këtë transfertë si lider të Premier League, teksa bashkëkkryesojnë me Liverpool me 64 pikë, ndërsa “Qytetarët” janë forcë e tretë e kampionatit me 1 pikë më pak. Interesante është përballja mes Mikel Artetës dhe Pep Guardiolës, me dyshen që në të kaluarën kanë bashkëpunuar te City, ndërsa sot do të sfidohen për 3 pikët e javës së 31-të të Premier League.
Emocione të forta premton kjo përballje, ku spektakli është i sigurtë që nuk do të mungojë dhe Anglia në 17:30 do të mbajë ‘frymën’. Të gjithë janë ‘sy eveshë’ nga “Etihad Stadium” për të parë se cila prej ekipeve do të mund të triumfojë pas 90-të minutave spektakolare që premton kjo sfidë.
Ndërkohë kujtojmë se në orën 15:00 në fushë do të zbresë rivali i tyre, Liverpool që do të presë në shtëpi Brighton. Një tjetër duel interesant, ku “The Reds” do të kenë mundësinë të fitojnë dhe të shfrytëzojnë rastin që përplasen rivalët dhe të marrin kreun.
[caption id="attachment_732068" align="alignnone" width="684"] 2 ndeshjet e sotme ne Premier League[/caption]