
Shqetësohen Real Madrid dhe Carlo Ancelotti. Sipas “As” raportohet se Karim Benzema nuk është stërvitur me pjesën tjetër të grupit mëngjesin e ditës së sotme.
Sulmuesi francez vazhdon të ketë probleme muskulore, ndërsa rrezikon që në ndeshjen e ditës së nesërme të jetë një mungesëë e për Carlo Ancelottin.
Gjithashtu përveç francezit një tjetër lojtar nuk mori pjesë në seancën stërvitore. Rodrygo ka pasur probleme shëndetësore dhe prania e tij ndaj Gironas në La Liga mbetet në dyshim.
Nuk ka problem për Valverden, Modric dhe Ceballos që janë kthyer në dispozicion të teknikut.
Poll