Shorti i Champions League caktoi që Barcelona të përballej me Paris Saint-Germain në çerekfinale. Një ndeshje mjaft e fortë edhe pse rendimenti i dy ekipeve ka rënë krahasuar me vitet e mëparshme.
Robert Lewandowski ka folur për këtë ndeshje, duke u shprehur se si gjithmonë do të japim maksimumin. Lewandowski gjithashtu thotë se është mëse i sigurt se skuadra e tij do ta mposhtë PSG-në dhe do të shkojë në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.
“Jam i sigurt se do të luajmë në maksimumin tonë, do të japim më të mirën, duke përmirësuar cilësinë e paraqitjeve tona. Dhe jam i sigurt që do të shkojmë ne në gjysmëfinalet e Championsit”, është shprehur sulmuesi polak.
Kujtojmë që çerekfinalja e parë do të luhet më 10 prill, ndërsa ndeshja e kthimit ku do të vendoset dhe gjysmëfinalisti do të zhvillohet 6 ditë më vonë.