
Manchester City e nis këtë sezon në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa fitoi Superkupën e Europës. Gjithashtu ka siguruar edhe 6 pikë në dy sfiat e para të Premier League. Por pavarësisht të gjithave, jemi ende në merkato dhe dy nga futbollistët kryesorë të “Qytetarëve” lidhen ngushtë me një largim nga “Etihad”.
Bëhet fjalë për Bernardo Silvën dhe Kyle Walker, të dy protagonistë absolutë në formacionin e Guardiolës. Lojtarët ende nuk kanë rinovuar kontratën me kampionët e Premier League, me portugezin që lidhet ngushtë me një transferim të Barcelona.
Duke qenë lojtarë kryesorë në formacionin e Guardiolës, ky i fundit nuk e fsheh më se të dy janë ëndërr e tij të qëndrojnë në Manchester, pasi dëshiron të kontribuojnë në fitimin e të tjerë trofeve me “Qytetarët”.
“Ëndrra ime është që Bernardo Silva të qëndroj dhe të rinovoj kontratën me Cityn. E njëjta vlen edhe për Walker, shpresoj që kjo çështje të përfundoj shpejt. E them këtë nga thellësia e zemrës, është ëndrra ime më e madhe që ata të dy të qëndrojnë te City”, ka deklaruar Guardiola.