Pensionohet Mesut OZIL: Emocione të papërshkrueshme, është koha të largohem nga skena e futbollit
Shkruar nga NEWSPORT
Mesut Ozil ka njoftuar ditën e sotme edhe pensionimin nga futbolli i lujtur. Ish-mesfushori i Real Madrid dhe Arsenalit i jep fund kështu karrierës futbollistike në moshën 34-vjeçare.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Ozil njoftoi zyrtarisht se ka “varur këpucët në gozhdë”, teksa ka emocionuar me fjalët.
“Përshëndetje të gjithëve, Pas shqyrtimit të menduar, po njoftoj tërheqjen time të menjëhershme nga futbolli profesionist.Unë kam pasur privilegjin të jem një futbollist profesionist për gati 17 vjet dhe ndihem jashtëzakonisht mirënjohës për mundësinë. Por, javët dhe muajt e fundit, pasi kam pësuar edhe disa dëmtime, është bërë gjithnjë e më e qartë se është koha për largohen nga skena e madhe e futbollit.Ka qenë një udhëtim i mahnitshëm i mbushur me momente dhe emocione të paharrueshme. Dua të falënderoj klubet e mia – Schalke 04, Ëerder Bremen, Real Madrid, Arsenal, Fenerbahce, Basaksehir dhe trajnerët që më mbështetën, plus shokët e skuadrës që janë bërë miq.Falënderimet e veçanta duhet të shkojnë për anëtarët e familjes dhe miqtë e mi më të ngushtë. Ata kanë qenë pjesë e rrugëtimit tim që nga dita e parë dhe më kanë dhënë shumë dashuri dhe mbështetje, në kohët e mira dhe të këqija. Faleminderit të gjithë fansave të mi që më kanë treguar kaq shumë dashuri pa marrë parasysh rrethanat dhe pavarësisht se cilin klub përfaqësoja.Tani po pres me padurim gjithçka që kam përpara me gruan time të bukur, Amine, dhe dy vajzat e mia të bukura, Eda dhe Ela – por të jeni të sigurt që do të dëgjoni herë pas here nga unë në rrjetet sociale, kanalet mediatike. Shihemi së shpejti, Mesut!”, ka shkruar Ozil.