Partizani ka fituar bindshëm dy ndeshjet e fundit në kampionat. Ndaj vendeve të fundit, Kukësit dhe Erzenit, kampionët kanë shënuar 7 herë dhe nuk kanë pësuar asnjë.
Dhe pse fitoret kanë qenë bindëse, 3-0 dhe 0-4, zhbllokimi i takimeve ka ardhur përmes penalltive. Në të dyja ndeshjet, golin e parë e ka shënuar nga 11-metërshi Tedi Cara.
Partizani ndodhet aktualisht në vendin e tretë. 3 pikë më shumë numëron Vllaznia dhe 5 Egnatia kryesuese.
Takimi i radhës luhet të shtunën, më 11 mars në stadiumin “Niko Dovana”. Teuta do të presë kampionët, që kanë fituar 2 dhe kanë barazuar 1 përballje të këtij sezoni mes tyre.
Poll