Skënderbeu pësoi një humbje minimale ndaj Laçit. Një penallti e pakthyer në gol nga Bregu që mund ti'i jepte një pikë korçarëve. Në përfundim të ndeshjes trajneri Shehi për "Gol pas Goli" u shpreh i kënaqur për lojën, por jo me rezultatin.
"Më vjen keq por u thash dhe djemve për atë dhamë në fushën e lojës nuk më vjen keq. Këto ndeshje mund t'i humbësh një në 30 ndeshje. Nuk kemi kohë për të qarë pasi na vjen ndeshja e radhës. Më këtë lojë që kemi zhvilluar shpresojmë të vazhdojmë kështu. Penalltie është rast që i ndodh të gjithëve, Bregu duhet ta lëri pas këtë rast pasi u ndodh të gjitvë të humbasin një penallti.
Ndeshjet fitohen kur je cinik, por edhe kur ke fat. Në ndeshjen e sotme kur shikon që portieri është lojtari i ndeshjes do të thotë që kemi bërë mirë dhe për këtë jam i kënaqur pasi prodhuam lojë.
Jemi të mërzitur pasi është gjynah që ta pësojmë një gol të tillë, kam bërtitur te rasti i golit dhe ka moment që nuk po e kuptojmë se një rast mund të ndryshojnë fatin e ndeshjes.
Të krahasosh këtë Skënderbe me atë të kaluarën, ajo skuadër kishte cilësi me lojtarë të veçantë që e zgjidhnin ndeshjen me individët. Edhe 5 ndeshje janë dhe duhet të japim maksimumin, bëmë maskimumin edhe këtë ndeshje. Edhe hoshilacionet janë normal për Skënderbeun këtë sezon, por edhe fati është kundër nesh. Një shoku im më tha që e keni mbaruar fatin me grupet e Europa League që keni kaluar".
