
Eldorian Hamiti ka qenë gjyqtar kryesor në ndeshjen e Real Madrid kundër Shakhtar Donetsk, e vlefshme për Champions League për moshat U-19. Sfida përfundoi me rezultatin 6-1 në favor të madrilenëve. Ndërsa për Hamitin ka pasur shumë punë.
Ai ka akorduar një penallti në minutën e 39-të si dhe ka nxjerrë 6 kartonë të verdhë. Një reklamë e bukur për gjyqtarët shqiptarë të cilët gjykojnë për të disatën herë në nivele të tilla. Ndihmës të lezhianit kanë qenë Rejdi Zajmi dhe Feliks Kolleshi.
Poll