Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Pena e artë e ‘Tironës’, ndahet nga jeta shkrimtari dhe tifozi bardheblu

Shkruar nga NEWSPORT
Pena e artë e ‘Tironës’, ndahet nga jeta shkrimtari dhe

Një lajm i hidhur vjen mëngjesin e ditës së sotme. Është ndarë nga jeta shkrimtari i njohur Bedri Alimehmeti.

Pena e artë e “Tironës” që pasuroi librin e qytetit me histori, tregime dhe poezi ka mbyllur sytë përgjithkonë. Ndërsa ishte dhe tifoz i skuadrës bardheblu, teksa një jetë i ka kushtuar edhe gazetarisë sportive. Lajmin e ka bërë të ditur “Tirana.Info” në rrjetet sociale.

“Faqja Tirona me hidhërim njofton se osht nda sot nga jeta shkrimtari dhe miku jon i dashtun Bedri Alimehmeti, nji penë e artë e Tironës, nji arkivë që e pasuroi librin e qytetit tonë me histori, tregime, poezi etj. Nji njeri që do ti mungoj qytetit dhe qytetarëve Tironas dhe do mbetet i paharruar në mendjet tona.

Pritjet nga familja Alimehmeti tek funeral home Herri përballë Harry Fultz. Ceremonia mortore bëhet nesër në orën 11:00.

Faqja Tirona i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve, miqve dhe shokëve.

Qofsh i Xhenetit Bedri Alimehmeti “, thuhet në postim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga