Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

PELE pjesë e fjalorit, zbulohet çfarë do të thotë emri i legjendës braziliane

Shkruar nga NEWSPORT
PELE pjesë e fjalorit, zbulohet çfarë do të thotë
Tashmë emri i PELE është vendosur edhe në mesin e 167 mijë fjalëve në fjalorin potugez “Michaelis”. Emri i legjendës braziliane iu shtua kështu fjalorit dhe do të përdoret gjithashtu edhe si mbiemër për të përshkruar cilësitë e dikujt apo diçkaje që është e jashtëzakonshme.  “Shprehja e përdorur tashmë për t’iu referuar dikujt që është më i miri në atë që bën, është përjetësuar në faqet e fjalorit”, tha Fondacioni Pele në Instagram. “Pele”, tashmë në fjalor përkufizohet si i jashtëzakonshëm, i pakrahasueshëm, unik, cilësi që lidhen me “mbretin” e futbollit që vdiq në dhjetor në moshën 82-vjeçare. Tani për tani, fjala është përfshirë vetëm në versionin online “Michaelis”, megjithëse do të shtohet në fjalorët e shtypër në të ardhmen. Ky vendim është një rezultat i një fushate nga Fondacioni Pele, kanali sportiv “SporTV” dhe klubi i futbollit Sao Paolo Santos ku Pele luajti për pjesën më të madhe të karrierës së tij.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga