Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Paul Pogba synon t’i japë fund varfërisë, krijon një fondacion në Angli: Tani kam para dhe di si ta vlerësoj jetën!

Shkruar nga NEWSPORT
Paul Pogba synon t’i japë fund varfërisë, krijon një

Paul Pogba po bën pjesën e tij për të luftuar varfërinë pas përvojës së tij emocionale me përdorimin e bankave ushqimore si fëmijë ku shkonte së bashku me familjen për t’u ushqyer.

Pogba ka ndihmuar në hapjen e një fondi në Mbretërinë e Bashkuar me synimin për të ndihmuar të gjithë ata që kanë të bëjnë me varfërinë dhe ai thotë se kujtimet e tij të fëmijërisë  e kanë ndihmuar që të frymëzohet për t'u përfshirë akoma më shumë.

"Duhet të filloni diku. Ju mund të filloni me një person, pastaj dy, pastaj tre, dhe më pas do të bëhet gjithnjë e më i madh. Mbaj mend që shkonim atje kur isha katër ose pesë vjeç. Ata ju ndihmojnë me qumësht, sheqer dhe të gjitha këto gjëra, dhe mamaja ime shkonte atje dhe vinte në radhë.

Ajo ishte nënë e tre fëmijëve dhe e divorcuar nga babai im. Unë nuk erdha edhe thjesht bëra para. Kam luftuar dhe kjo më bëri të përmirësohem dhe të rritem. Tani kam vlerën e parave dhe vlerën e jetës. Unë e di se çfarë është të luftosh. E pashë, e bëri nëna ime”, tha Pogba për Sky News.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga