Tottenham po kalon një krizë të thellë kohët e fundit. Shkarkimi i Contes nga posti i trajnerit ka lënë një boshllëk të madh në ekip. Kjo pasi ende nuk po gjendet një zëvëndësues i tij. Përkohësisht postin e tij do ta marrë Cristian Stellini që më parë ishte zëvëndësi i Contes.
Por siç raporton “SunSport” orët e fundit klubi duket se ka gjetur një emër që do ta ringrejë ekipin. Bëhet fjalë për Vincent Kompany, i cili drejton për momentin Burnley në Championship. Belgu pëlqehet shumë nga presidenti Daniel Levy dhe shihet me mjaft perspektivë. Ish-lojtari i Manchester City është duke e rikthyer Burnley në Premier League.
Emra të tjerë të përfolur për stolin e Tottenham janë dhe Mauricio Pochetino, Julian Nagelsmann, Luis Enrique, Marco Silva dhe Thomas Frank.