Dejvi Bregu i mbyll derën Superiores. Ditët e fundit u përfol për një rikthim të sulmuesit në Shqipëri që pas mbylljes së kontratës me klubin e tij Umraniyespor në Turqi.
Tirana e Partizani kanë qenë të interesuara prej muajsh, por së fundmi u raportua edhe për Erzenin. Është vetë Bregu i cili hedh poshtë të gjitha thashethemet duke mohuar kontaktet me shijakasit, ndërsa shprehet se nuk ka ndërmend të rikthehet në Shqipëri.
"Lajmi për kalim tek Erzeni, është i pavërtetë. Nuk kam ndërmend të kthehem në Shqipëri. Nuk jam kontaktuar nga skuadra e përmendur, por nga të tjera", tha Bregu për CNA.
Poll