
Dje, është zhvilluar miqësorja mes Partizanit dhe Fenerbahçes, ku ekipi i Starovës humbi me rezultatin 3-1. Ky takim ka lënë pasoja për ekipin, pasi ka pasur dëmtime te lojtarët.
Bëhet fjalë për dëmtimin e mesfushorit, Emiljano Vila, i cili pas një përplasje që pati me një prej futbollistëve të ekipit kundërshtar, u detyruar të kërkojë ndërrimin, për tu zëvendësuar nga mbrojtësi, Marku.
Nuk dihet ende shkalla e dëmtimit të lojtarit për të mësuar se çfarë do ndodhë me të ditët në vazhdim. Pritet një konfirmim nga ana e ekipit të kuq pas kontrollit që mjekët do të bëjnë për dëmtimin e Vilës.
Poll