Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Pas largimit të trajnerit, Lushnjen e "braktis" dhe kapiteni

Shkruar nga NEWSPORT
Pas largimit të trajnerit, Lushnjen e "braktis" dhe kapiteni

Lushnja do përballet ditën e dielë me Flamurtarin për javën e 20-të të kampionatit. Rezultatet negative në kampionat kanë bërë që situata të mos jetë aspak e qetë për lagunarët.

Dje, trajneri Hysen Dedja është larguar nga stërvitja duke u shprehur se nuk mund të punojë për momentin pasi situata në kampin lushnjar nuk paraqitet aspak pozitive.

Problem për Lushnjen do jetë dhe mungesa e kapitenit të skuadrës, Fation Sefa. Ai mund të "braktisë" skuarën në sfidën ndaj Flamurtarit. Sulmuesi nuk ka qenë i pranishëm në stërvitje ditën e djeshme dhe kjo për shkak të një gjendje gripale. Edhe pse duhen disa ditë që takimi të luhet, mundësitë janë të mëdha që ai të mos zbresë në fushë ndaj vlonjatëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga