
Besnik Hasi së fundmi ka marrë pushimet dhe është rikthyer në Kosovë, pas marrjes së lajmit se Genk-u nuk e do si trajner. Pas shkarkimit nga Legia e Varshavës, u fol se klubi i Genkut e kishte përfshirë Hasin në listën e trajnerëve, por së fundmi është hedhur dhe kjo tezë.
Ka qenë vetë presidenti i klubit Herbert Huben që ka pranuar për mediat belge se Hasi ishte një alternativë e mirë, pasi "njeh ambientin dhe ka cilësitë e duhura për të drejtuar klubin”. Por në fund, u zgjodh Albert Stuivenberg, holandezi 46-vjeçar që ka më pak famë, por që njeh mirë nivelet e larta të futbollit botëror, pasi që nga viti 2014 ka qenë krahu i djathtë i Luis Van Gal.
Pas këtij lajmi jo të mirë për Hasin, thuhet se ai është në pritje të njoftimi për drejtimin e Shqipërisë apo dhe Kosovës pas largimit të De Biassit dhe Bunjakut.
[gallery columns="1" size="full" ids="68728"]