Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Pas humbjes me Skënderbeun, fitorja ishte kusht”, ish-i Ndreca: Kukësit i uroj fat, tek Egnatia ndihem shumë mirë

Shkruar nga NEWSPORT
“Pas humbjes me Skënderbeun, fitorja ishte kusht”, ish-i

Pas fitores fantastike të Egnatias me rezultatin 0-4 ndaj Kukësit në transfertë, ‘ishi’ i sfidës, Edison Ndreca foli për MCN TV. Anësori ka qenë pjesë e Kukësit sezonin e fundit ndërsa në këtë sezon do të veshë fanellën e rrogozhinasve.

“Fituam ndeshjen, pak rëndësi ka rezultati, ne morëm 3 pikëshin. Vinim pas një disfate me Skënderbeun dhe duhej patjetër fitorja. Kukësit i uroj më të mirën në vazhdim. Ne ndeshjen me Korcën e vlerësuam në maksimum. Edhe pse nuk shënuam, ne luajtëm por ata bënë golin dhe morën 3 pikëshin. Sot duhej patjetër fitoja, nëse nuk do merrnim pikë do të ishte fatale. Tani shohim ndeshjen e rradhës.

Ne na përket vetëm ndeshja e rradhës. Objektivat dhe detyrat i përkasin stafit teknik dhe drejtuesit. Ne duhet të bëjmë maksimumin në fushë dhe të marrim maksimumin.

Konkurenca me Mustën? Jeta është konkurrencë. Edhe futbolli kështu është është, i mirëpresim dhe shpesoj të bëjmë më të mirën të dy për të bërë më mirë për klubin. 3 pikë janë më të rëndësishme.

Ndihem mirë me ekipin e ri, krijohën shumë hapsira dhe më japin më shumë përparësi për të kërkuar topin. Ndihem mirë me urdhërat që më ka dhënë trajneri.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga