Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Pas fitores me Rumaninë, lojtarët dhe stafi abuzojnë me regjimin

Shkruar nga NEWSPORT
Pas fitores me Rumaninë, lojtarët dhe stafi abuzojnë me regjimin

Kuqezinjtë po shijojnë ditët në Peros Guierc në Francë, teksa janë me sy e veshë nga takimet e tre grupeve të fundit që kanë mbetur për t’u luajtur. Abuzimi tashmë ka nisur, raportohet se mbrëmë janë konsumuar 20 pica nga lojtarët kuqezinj, ndërsa nesër do të kenë sërish një drekë të shijshme, e cila do t’iu shtojë disa kalori futbollistëve.

Stërvitja – Por, Xhani De Biazi i ka marrë më së miri masat për të mbajtur në formë lojtarët, dy stërvitje në ditë. Ngarkesë maksimale dhe ritëm si të ishin ende në garë për ndeshjen e radhës. Sot skuadra ka kryer dy seanca stërvitore, paradite dhe pasdite. Grupi që luajti në takimin kundër Rumanisë, që pothuajse është i njëjti me dy takimet e tjera, pati më pak ngarkesë. Ndërsa ata që kanë luajtur më pak ose që nuk kanë luajtur, u stërvitën me intesitet maksimal. Kanë zhvilluar lojë dhe taktikë përkundër grupit së të “lodhurve” që kanë bërë vrapime të lehta dhe palestër.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga