
Disfata e humbjes së PSG-së mbrëmë ndaj Real Madridit me rezultatin 3-1 ka lënë shije të hidhur tek drejtuesit e klubi francez. Ai i cili nuk ka mundur të justifikojë humbjen ka qenë presidenti i klubit, Al Khelaifi i cili pas ndeshjes është shprehur se është ndjerë i tradhëtuar nga arbitri.
"Arbitri Rochi ishte kundër nesh sonte, vitin e kaluar u favorizua Barcelona, këtë vit Real Madrid. Ndihem i tradhtuar nga arbitrat. Unë besoj në skuadrën time dhe lojtarët e mi, jam i bindur se do të kualifikohet në çerekfinale. Arbitri ka qenë kundër nesh sonte, kaq shumë gabime të vogla mund të ndryshojnë rrjedhën e një ndeshje", është shprehur pas ndeshjes Al Khelaifi.
[gallery columns="1" size="full" ids="205075"]Poll