
Sot, do të jetë prova e dytë për skuadrën e Tiranës gjatë fazës përgatitore që bardheblutë po zhvillojnë në tokën turke. Pas barazimit të dy ditëvë më parë ndaj kazakëve të Tobolit, sot të besuarit e Ze Marias do të zbresin sërish në fushë për të matur forcën përballë rusëve të SKA Khabarovsk-it.
Pavarësisht rezultati të dy ditëve më parë, Ze Maria ka qenë i kënaqur me lojën e zhvilluar nga ekipit, por kjo nuk ka ndaluar trajnerin brazilian të zhvillojë stërvitje me ngarkesë maksimale. Edhe pse në ndeshjet miqësore i rëndësishën nuk është rezultati, sot Ze Maria kërkon një rezultat pozitiv ndaj skuadrës ruse për të treguar nga Turqi se, bardheblutë nuk kanë kundërshtar në Kategorinë e Parë.
Poll