Më 28 qershor, pra pas tre ditësh do të luhet ndeshja e parë e raundit të parë të Europa League mes Partizanit dhe Slovan Bratislavës. Klubi i kuq ka nxjerrë në shitje biletat për takimin i cili është vendosur të luhet në "Elbasan Arena". Çmimet nuk janë të kripura, ndërsa të gjithë do të kenë mundësi ta ndjekin këtë ndeshje nga afër me bileta që kanë pagesë simbolike. Çmimi më i lartë është 2000 lekë, ndërsa bileta më e lirë është 500 lek. Pak a shumë si në ndeshjet e kampionatit, ose më saktë si në ato derbi.
"Biletat në Tribunën VIP do të kushtojnë 2 000 Lek
Biletat në Tribunat A2, A3 dhe, B3 do të kushtojnë 1 500 Lek
Biletat në Tribunën E do të kushtojnë 500 Lek
Tifozeria e kuqe do të akomodohet në sektorin e Tribunës E
Tifozeria mike nga Sllovakia do të ketë në dispozicion Tribunën G3", njofton klubi i kuq.
"Biletat do të mund ti siguroni nga dita e Hënë date 27 Qershor pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” . Ndërkohë shitja e biletave do të vijoj edhe ditën e Martën date 28 Qershor, pranë Pallatit të sportit “Asllan Rusi”, si edhe në pikën e biletarisë pranë stadiumit “Elbasan Arena” në Elbasan. Në një njoftim të dytë do tju informojmë edhe me oraret kur do të nis shitja e biletave për ndeshjen Fk Partizani – Sk Slovan Bratislava në program ditën e Martë date 28 Qershor ora 18:00", vazhdon të shprehë klubi i kuq në faqen e tij në "facebook".