Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

PARTIZANI pranë momentit të LAVDISË, Redi JUPI me superlativa për TË KUQTË: Janë shumë të vështirë për t'u mundur, bëjnë futboll efektiv

Shkruar nga NEWSPORT
PARTIZANI pranë momentit të LAVDISË, Redi JUPI me superlativa

Specialisti dhe trajneri i futbollit Redi Jupi e vlerësoi me nota të larta fitoren e Partizanit ndaj Skënderbeut (0-1) në javën që çeli vitin 2019 në Kategorinë Superiore. Në emisionin "Procceso Sportiv", Jupi e konsideroi këtë ekip të Partizani si shumë të vështirë për t'u mundur, pasi bën lojë efektive dhe i menaxhon mirë energjitë.

"Tirana dhe Partizani përfituan shumë këtë javë; Tirana u shkëput 5 pikë nga zona e rënies, kurse Partizani 5 pikë nga Kukësi..

Analiza e ndeshjes së Partizanit me Skënderbeun? Partizani është skuadra më e vështirë për t'u mundur. Skënderbeu me mungesat ishte grup cilësor, por duhet të kishte akoma pikë në renditje. Me

Me Partizanin është e vështirë të luash. Kanë bërë shumë mirë në 2 fazat e para. Patën një rënie në dhjetorë nga lodhja. Luajnë më 12-13 lojtarë. Me ndërhyrjet që kanë bërë në merkato janë përforcuar shumë.

Futbolli efektiv është për lojtarët. Partizani nuk është se nuk bën futboll të bukur. Është skuadër e ekuilibruar, sepse i llogarit mirë energjitë. Është ndryshe nga Skënderbeu që para disa vitesh bënte futboll shumë të bukur", deklaroi Jupi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga