Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Partizani nis përgatitjet për Korabin, vetëm një mungesë për të kuqtë

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani nis përgatitjet për Korabin, vetëm një

Partizani do të luajë kundër Korabit në kuadër të javës së 35-të të Superiores. Të kuqtë nën drejtimin e stafit teknik kanë zhvilluar seancën e radhës stërvitore në kompleksin "Internacional" në Pezë-Helmës. Përmes një njoftimi në uebsajtin zyrtar klubi i kuq bënte me dije:

" Skuadra ka rinisur sot përgatitjet për ndeshjen ndaj Korabit në program ditën e diel ora 17:30. Pas pauzës njëditore grupi i plotë i lojtarëve ka zhvilluar sot në orën 14:00 edhe seancën stërvitore. Në kompleksin sportiv “Tirana Internacional” nën drejtimin e trainerit Starova kanë qenë present të gjithë lojtarët. Idriz batha rikthehet pasi ka shlyer pezullimin , ndërkohë që mbrojtësi Malota rezulton mungesa e radhës si pasojë e skualifkimit. Përgatitjet do të vijojnë të enjten me seancën e radhës në program në orën 14:00. Ballafaqimi ndaj Korabit do të jetë edhe ndeshja e fundit që skuadra do të luaju në shtëpi për këtë sezon futbollistik", përfundonte njoftimi i të kuqve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga