
Sot do të luhet java e 16-të e kampionatit në Superligë. Partizani do të ketë sot përballë Vllazninë e drejtuar nga Ernest Gjoka. Të kuqtë e Sulejman Starovës do kërkojnë të marrin sot një rezultat pozitiv pas disfatës së rëndë javën e shkuar në Gjirokastër ndaj Luftëtarit, ku Partizani u mund me rezultatin e thellë 5-0.
Të dyja ekipet kanë zhvilluar ditën e djeshme seancën e fundit stërvitore, nga ku trajnerët e ekipeve përkatëse kanë pasur mundësinë të shohin nga afër lojtarët dhe të kenë një ide për titullarët që do të hedhin sot në fushë.
Takimi do të luhet në orën 13:00, vetëm pak orë para startimit të sfidës janë zbuluar formacionet e mundshme të të dyja ekipeve që janë si më poshtë.
Formacioni i mundshëm:
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Krasniqi, Atanda, Kalari, Batha, Vila, Asani, Progni, Trashi, Bardhi;
Trajner: Sulejman Starova
Vllaznia: Sherri, Gocaj, Orelesi, Marku, Rudi, Krymi, Lika, Bardulla, Vucaj Çinari, Ribaj;
Trajner: Ernest Gjoka