Elton Marini është rikthyer të flasë për largimin e tij nga Partizani. Në një intervistë të dhënë së fundmi për shtypin e shkruar, ai gjithashtu ka bërë të ditur se cili ishte plani i tij për t’i nxjerrë sërish kryeqytetasit kampion.
Ish-drejtori i kuq ka ngacmuar klubin për largimin e tij, me “demat” që nuk po kalojnë aspak një situatë të qetë në kampinat këtë sezon, ndërsa ndodhen në vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit.
Marini ka publikuar një “Facebook” një foto të intervistës, ndërsa e ka shoqëruar me disa emoji kuriozë. Një "thumbim" direkt ky për largimin e tij dhe të Colellas nga klubi i kuq.
Poll