Nëse UEFA e tha fjalën e saj për vendimin final rreth të kuqve në Champions League, tashmë në FSHF duhet të nisin të bëjnë llogaritë për skuadrat e tjera të kampionatit. Pikërisht për Partizanin dhe Bylisin, të cilët janë skuadrat që presin institucionin më të lartë të futbollit në vend për të marrë vendimin final rreth Skënderbeut.
[caption id="attachment_678" align="alignleft" width="300"] Ekipi i Bylis, i cili u eleminua nga Superiorja pasi nuk plotësoi pikët[/caption]
Duke u referuar te precedenti “Metalist” i sezonit të shkuar, duam të sqarojmë situatën:
Metalist u eliminua direkt dhe PAOK, i cili kaloi në raundin pasardhës pa u ndeshur me një skuadër tjetër. Por, këtë vit Partizani do të ndeshet me Ferencvarosh në Champions League.
Kjo situatë na lë që të bëjmë aludimet tona. Nëse UEFA e largoi Skënderbeun nga ky kompeticion dhe vendin ia dha Partizanit, kjo do të thotë që Partizani është emëruar kampion i vendit dhe i takon t’i shënohet titulli kampion. E në rast se Partizani emërohet kampion, atëherë Skënderbeu automatikisht duhet të zbresë në një kategori më poshtë për trukim të rezultateve. Kështu, Bylisi mbetet në kategori për sezonin e ardhshëm nëse ndodh ky spostim.