Kategoria Superiore e futbollit e ka ndalur për momentin hovin, teksa e gjithë Europa është ndalur për shkak të Covid-19. Në këto ditë vetëizolimi është e udhës të risjellim në memorie disa nga sezonet më të luftuara në elitën e futbollit në vend.
Një kampionat i luftuar ka qënë ai i 43-ti, gjatë sezonit 1978 - 1979. Ky sezon nisi në 10 shtator dhe përfundoi në 27 maj, me Patizanin që ngriti trofeun pas 26 javësh të luajtura. E veçanta e këtij sezoni ishte se bardheblutë e humbën betejën titull për vetëm një pikë (35 pikë), me të kuqtë (36 pikë) që kishin një fitore më shumë. Në atë kohë, fitoret vlerësoheshin me dy pikë, ndërsa barazimet me një.
Të dyja ekipet e kreut pësuan katër humbje, ndërsa nga tabela e klasifikimit duket qartë se Demat kanë golavarazhin më të mirë, megjithëse Petrit Dibra i Tiranës (17 nëntori atë kohë), kryesonte listën e golashënuesve, me Agim Muratin e Partizanit pas tij.
Renditja e Kampionatit të 43-të, sezoni 1978-1979:
