Partizani do të përballet në orën 15:00 kundër ekipit të Gabalës në një ndeshje miqësore, e dyta për të kuqtë në Antalia pas asaj kundër Fenerbahçes.
Trajneri Sulejman Starova ka projektuar formacionin me të cilin do të startojë këtë përballje.
Një 11-she e ngjashme me atë të sfidës kundër Fenerbahçes, ndërsa duket se trajneri i Partizanit ka preferuar që të luajë me lojtarët titullarë dhe t'i lërë afrimet e fundit në stol, për t'i aktivizuar ata në pjesën e dytë të sfidës.
Poll