Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Partizani i konsoliduar, priten dy përforcime

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani i konsoliduar, priten dy përforcime

Partizani ka krijuar një skuadër solide për sezonin e ri 2016-2017. Megjithatë ekipi i kuq duket qartë që vuan në të dy krahët e fazës defensive. Në krahun e majtë luan Renaldo Kalari, por mëngjërashi duket të mos jetë në formën e tij më të mirë. Ndërsa në të djathtin është aktivizuar Labinot Ibrahimi. Pozicioni natyral i kosovarit është në qendër të mbrojtjes, por zhvendosja e tij në krahun e djathtë është bërë për arsye emergjente pasi Arbnor Fejzullahu akoma nuk është rikthyer. Drejtuesit e skuadrës kryeqytetase po mendojnë të bëjnë zgjedhjet e duhura për të dy krahëte mbrojtjes, megjithëse krahu i djathtë duket që do të mbulohet përsëri nga Fejzullahu pasi presidenti Demi ka deklaruar që ai do të mbetet i kuq. Në krahun e majtë aludohet dhe madje e quajnë të mbyllur që Gledi Mici do të jetë afrimi i rëndësishëm për këtë repart, por akoma nuk ka asgjë zyrtare. Nëse drejtuesit e skuadrës do të arrijnë të mbyllin edhe këto reparte me lojtarë cilësorë, atëherë Partizani do të ishte ndër rivalët kryesorë për titullin kampion, pasi grupi është ruajtur dhe shumica e lojtarëve kanë shumë kohë që luajnë me njëri-tjetrin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga