
Partizani ka barazuar ditën e sotme me Slovan Bratisllavën në stadiumin "Elbasan Arena", ndeshje e vlefshme për raundin e parë eliminator të Europa League. Të kuqtë kanë zhvilluar një ndeshje të kënaqshme me sllovakët, duke rrezikuar disa herë portën e miqve. Rezultati 0-0, është disi i favorshëm për të kuqtë, të cilët do të mundohen të marrin një rezultat pozitiv në ndeshjen e ardhshme. Një gol në ndeshjen tjetër do të thotë një mundësi kualifikimi për Partizanin, sepse çdo barazim i mundshëm, përveç 0-0 i kualifikon automatikisht. Ndeshja e kthimit do të luhet në datën 7 korrik në Senica.
Poll