Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Partizani fiton me 11-metërsh të diskutuar, trajneri i Luftëtarit përgëzon të kuqtë

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani fiton me 11-metërsh të diskutuar, trajneri i Luftëtarit

Një 11-metërsh i fituar nga Bardhi në minutën e 92-të dhe i shndërruar në gol nga Batha i dha tri pikët me vuajtje Partizanit kundër Luftëtarit dje në "Elbasan Arena".

Faulli i fituar në zonë nga të kuqtë u diskutua gjerësisht dje, por ai që nuk pati asnjë rezervë ose kontestim për 11-metërshin e Partizanit ishte trajneri kundërshtar, pikërisht Milinkoviç i Luftëtarit.

"Përgëzoj Partizanin për fitoren. Dua të përgëzoj edhe lojtarët e mi që zhvilluan një ndeshje shumë të mirë. E kishim barazimin në xhep, por në fund u ndëshkuam me 11-metërsh.

Do të japim maksimumin në çdo sfidë të këtij sezoni dhe mendoj se do të jemi një skuadër që do t'i hapim punë kujtdo kundërshtari. Jemi përgatitur që 4 ndeshjet e para t'i luajmë jashtë, çka bën që të mos kemi mbështetjen e tifozëve tanë. Por, përtej kësaj do provojmë të bëjmë maksimumin", deklaroi trajneri Milinkoviç i Luftëtarit.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga