Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Partizani e nis keq me Orges Shehin, të kuqtë “vjedhin” FOTON e Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT

Klubi i Partizanit publikoi mbrëmjen e djeshme lajmin se nesër do të zyrtarizohej Orges Shehi në krye të pankinës së kuqe. Kampionët e Shqipërisë tregonin detajet e këtij prezantimi që u bë sot në ambientet e klubit kryeqytetas.

Megjithatë ajo që ra në sy ishte foto e përzgjedhur nga ana e klubit të Partizanit. Orges Shehit i urohej “mirëseardhja”, mirëpo të kuqtë kishin “plaçkitur” te Tirana. Ishte zgjedhur pikërisht një fotografi e bërë nga ana e Izmir Dodës, fotografi i njohur gjatë një ndeshje të skuadrës bardheblu.

Edhe pse tifozët e Partizanit janë fanatikë sa u përket gjërave që kanë të bëjnë me Tiranën, këtë herë duket se klubi i kuq ka harruar duke publikuar në kanalin e tyre zyrtar, një fotografi, që është pronë intelektuale e bardhebluve.

[caption id="attachment_717072" align="alignnone" width="672"]Foto e Orges Shehit, prezantimi nga klubi i Partizanit Foto e Orges Shehit, prezantimi nga klubi i Partizanit[/caption]

[caption id="attachment_717070" align="alignnone" width="1024"]Foto e Shehit e publikuar nga klubi i Tiranës Foto e Shehit e publikuar nga klubi i Tiranës[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga